Site icon Telegrafi

Imazhet satelitore tregojnë pasojat e sulmeve ajrore të izraelitëve në Gazë

Pasojat e sulmit hakmarrës ajrore të Izraelit në Gaza si pasojë e sulmit të befasishëm të Hamasit gjatë fundjavës së kaluar, mund të shihen edhe nga imazhet satelitore të siguruara nga Maxar Technologies.

Imazhet e para shfaqin tymin e zi duke u ngritur në ajër, pas sulmeve ajrore të izraelitëve në afërsi të Mesdheut në verilindje të Gazës në afërsi të Atatras, transmeton Telegrafi.

Siç raporton CNN, ministria izraelite e Mbrojtjes ka njoftuar se sulmet ajrore kishin shënjestruar vetëm infrastrukturën e Hamasit.

Lexo po ashtu Në njërën anë gjuanin militantët e Hamasit, në tjetrën kundërpërgjigjeshin izraelitët – vajzat që u gjendën në mes i shpëtojnë mrekullisht plumbave

Por imazhet e tjera shfaqin ndërtesat kolektive në pjesën perëndimore në qytetin e Gazës, që janë mbuluar në hi si pasojë e sulmeve ajrore nga ushtria izraelite.

Në një fotografi tjetër, në veri shfaqet xhamia e shkatërruar Al Gharbi, derisa imazhet e tjera tregojnë edhe një xhami tjetër të shkatërruar – atë të Al Sousi.

E nga ministria e Mbrojtjes në Izrael kanë pranuar se kanë shënjestruar edhe xhamitë, me arsyetimin se brenda tyre kishin kryer aktivitete të ndryshme militantët e Hamasit. /Telegrafi/

Exit mobile version