Ditë më parë Cristiano Ronaldo u bë baba i binjakëve Eva dhe Mateo, ku në jetë i solli një nënë surrogate.
Por, duket se familja e futbollistit portugez do të shtohet edhe me një anëtar të ri.
Daily Mail raporton se është e sigurt që e dashura e futbollistit të Real Madridit është shtatzënë dhe gjatë muajit nëntor pritet të sjell në jetë një vajzë, transmeton Telegrafi.
E përditshmja britanike bazohet edhe në imazhet e fundit të Georgina Rodriguezit të marra nga pushimet në plazhet fantastike të Ibiza, ku shihet barku paksa i fryrë i të dashurës së CR7.
Deri më tani çifti nuk ka reaguar rreth këtyre raportimeve, por dihet se tashmë Ronaldo është baba i tre fëmijëve.
Kujtojmë se Georgina javë më parë kishte vizituar një spital gjinekologjik në Madrid. /Telegrafi/