Artistja e njohur nga Vitia, Linda Halimi, vazhdon t’i mbajë të azhurnuar mjaft mirë fansat e saj.
Këngëtarja, e cila njëherësh është shumë aktive me postime të ndryshme, së fundmi ka ndarë disa fotografi atraktive nga palestra.
Duke qenë shumë e fokusuar në këtë pjesë, 26 vjeçarja ka mahnitur ndjekësit me linjat trupore dhe transformimin e bërë.
E veshur tërësisht në sportive, krijuesja e hitit “Ndihmë” duket në formë të mrekullueshme.
Ndryshimi i tillë vjen falë ushtrimeve të njëpasnjëshme dhe kujdesit në masë të madhe ndaj vetes.
Linda është duke punuar në projekte të reja në Amerikë dhe së shpejti pritet të sjell këngën e re.
Ajo po ashtu më parë bëri të ditur se nënshkroi kontratë me kompaninë e famshme, “Universal Music”. /Telegrafi/