Site icon Telegrafi

Imazhet nudo në rrjetet sociale: Deklaratë feministe, shprehje e fuqizimit apo objektivizim i femrës? (Foto, +18)

Thuajse çdo javë që kalon shohim një imazh nudo të ndonjë ylli të njohur në rrjetet sociale.

A janë selfiet nudo një deklaratë feministe, shprehje e fuqizimit të femrës apo objektivizimit të femrës? Apo është thjesht pjesë e natyrës njerëzore e shekullit XXI.

Kim Kardashian është promotore e nudizmit.

Kolumnisti transgjinor Juno Dawson dhe komikja Sara Pascoe i janë përfshirë këtij debati dhe shpjegimi është se një veprim i tillë është kombinim i shprehjes së seksualitetit dhe krenarisë femërore.

Çdo ditë rritet numri i bukurosheve që pozojnë nudo dhe foto i publikojnë në rrjetet sociale.

Sipas tyre, mënyra më e lehtë për të tërhequr vëmendje në masë të gjerë që është etiketuar edhe si “rrënim i internetit”, është që të pozosh në mënyrë të tillë.

Shfaqja e femrave të famshme duke ekspozuar modestinë e tyre, menjëherë pushton tabloidet botërore dhe bëhet temë e ditës. Nga ana tjetër, ka të tillë që i kritikojnë për veprimet e këtilla duke i quajtur skandaloze dhe pa shije.

Emily nuk heziton që t’i heqë rrobat.

Sido që të jetë, femrat e tilla si Kim Kardashian dhe motrat e saja, pastaj Emily Ratajkowski e shumë të tjera, kanë zgjedhur këtë mënyrë që të ndërtojnë famën e tyre dhe vazhdimisht shtojnë numrin e fansave anekënd botës. /Telegrafi/

Exit mobile version