Telegrafi

Imazhet më mbresëlënëse të realizuara nga lartësia: Nga fotografia e parë mbi Shtetet e Bashkuara, deri te disa akrobatë që mbaheshin jashtë një aeroplani

Në përmbledhjen “From Above – The Story of Aerial Photography by Emanonn McCabe and Gemma Padley”, mund të gjenden disa prej imazheve më mbresëlënëse, ndër të parat që janë shkrepur nga qielli, të realizuara nga pionierët e fotografisë.

Brenda mund të gjendet fotografia e parë nga ajri, që është bërë mbi Shtete e Bashkuara më 1860 në Boston, si dhe momenti pas tërmetit në San Francisko më 1906, deri te 11 shtatori në New York dhe cunami që goditi Japoninë më 2011, transmeton Telegrafi.

Festimi i 150 vjetorit të fotografisë ajrore në këtë formë, do t’ju lë të tronditur, të befasuar dhe të mahnitur në të njëjtën kohë, ndërsa kaloni nëpër një udhëtim të këndshëm dekadë pas dekade, duke parë punën e fotografëve të guximshëm, që fotografimin nga lartësia e ngritën në nivelin më të lartë të mundshëm.

Kjo është një përmbledhje unike e ngjarjeve, sfidave dhe ndryshimeve që kanë ndodhur në 150 vitet e kaluara. /Telegrafi/