Telegrafi

Pamjet e para të anijes së fundosur në Budapest, ajo gjendet në 7.5 metra thellësi e “shtrirë” në pjesën anësore (Video)

Videot dhe fotografitë e parë të anijes turistike që të enjten mbrëma për vetëm shtatë sekonda u fundos në Budapest, janë publikuar nëpër televizionet hungareze.

Fotografitë e anijes së fundosur në 7.5 metra thellësi, tregojnë se si ajo ka përfunduar e rrokullisur në pjesën anësore, transmeton Telegrafi.

E gjitha ndodhi kur dy anijet u përplasen, dhe njëra prej tyre që ishte e mbushur me turistë u fundos. E si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën shtatë persona.

Megjithatë ekipet emergjente kanë arritur t’i shpëtojnë edhe shtatë tjerë, kurse 21 po konsiderohen të zhdukur. /Telegrafi/