Site icon Telegrafi

Imazhet e Anxhelinës në bikini rrëmbejnë vëmendje

Anxhelina Hadërgjonaj (Foto: Instagram/anxhelina)

Këngëtarja Anxhelina Hadërgjonaj për një kohë të gjatë i ka munguar skenës. Ajo u zhvendos vite më parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për studime, ku pastaj ndërtoi karrierën e saj.

Edhe pse nuk ka publikuar ndonjë këngë të re, Hadërgjonaj tashmë di si t’i mbajë aktivë fansat e saj në rrjetet sociale. Në Instagram numëron mbi 100 mijë ndjekës dhe jeta e saj luksoze vazhdon të jetë mjaft e përfolur.

Veç saj, bukuroshja jonë këtë herë ka mahnitur fansat me imazhet me bikini që i ka publikuar.

E njëjta shquhet për linjat e saj trupore dhe nuk ka dyshim se komentet që ka marrë janë mjaft pozitive. “Shumë ftohtë, ajo do ta kthejë verën në dimër”, ka shkruar bukuroshja.

Këngëtarja e ka paralajmëruar rikthimin në skenë, pasi tash e një kohë po punon për projektin e saj të ri.

Anxhelina u bë e njohur si vajza e këngëtares Albërie Hadërgjonaj, e cila ka qenë një ‘shtyllë’ e rëndësishme në ndërtimin e karrierës së bijës. /Telegrafi/

Exit mobile version