Linda Jarani vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale duke tërhequr vëmendjen e fansave me fotografitë që i publikon.
Gjatë këtyre ditëve verore, aktorja e njohur ka postuar imazhe që vënë në plan të parë figurën e saj trupore.
Ajo ka qëndruar në bregdet, ku ka bërë edhe një fotosesion dhe disa prej imazheve i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.
Në këtë rrjet social, aktorja numëron 54 mijë ndjekës dhe fotografitë e saj marrin mijëra pëlqime.
Natyrisht se pozat me bikini joshin më shumë vëmendjen e gjinisë së fortë, ndërsa tregojnë edhe linjat e protagonistes.
Linda u bë e njohur me rolin e ‘Shkodranes’ në hit serialin televiziv, “O Sa Mirë”. Ajo fitoi simpatinë e fansave të shumtë të kësaj komedie.
Së fundmi ajo ka qenë e angazhuar në teatër, si pjesë e shfaqjes “Boeing, Boeing”, në të cilën ishte paraqitur në disa skena mjaft atraktive. /Telegrafi/