Telegrafi

Imazhe tronditëse tregojnë kafshë të egra të mbajtura në kushte të tmerrshme në një kopsht zoologjik në Afrikë

Janë shfaqur imazhe tronditëse që tregojnë se kafshët e një kopshti zoologjik në Afrikë po ngordhin nga uria dhe i ka lënë të vuajnë në kushte të tmerrshme.

Organizata jo-qeveritare WildatLife.eV inspektoi kopshtin zoologjik privat, i cili është në Burkina Faso Ouagadougou, Afrika Perëndimore.

Qendra mban 47 kafshë të egra duke përfshirë luanë, derra, majmunë, drerë dhe hiena, transmeton Telegrafi.

Ekipi ishte neveritur kur kishte parë kafshët në atë gjendje, që ishin të uritura për deri sa ishin duke ngordhur.

Shumë nga të gjallët ishin të uritur dhe të dobët për shkak të kequshqyerjes ndërsa kufomat e të tjerëve gjendeshin përreth.

Është raportuar se katër luanë, dy hipopotamë, një hienë, strucët me qafë të kuqe dhe breshkat, ishin uritur për javë të tëra, me shëndetin e tyre që thuhej të ishin në një gjendje ‘të tmerrshme’.

Dy kafshë ishin të ngordhur aty brenda, trupat e tyre ishin lënë të kalbeshin.

Është raportuar gjithashtu se kopshti zoologjik ka parë një ngordhje tronditëse prej 98 për qind të kafshëve të saj në gjashtë vitet e fundit.

WildatLife.eV është një organizatë ndërkombëtare, e pavarur që punon në ruajtjen, mbrojtjen e jetës së egër dhe shpëtimin e kafshëve në rrezik. Ndihmon gjithashtu për rehabilitimin e kafshëve. /Telegrafi/