Site icon Telegrafi

Imazhe tjera nga James Webb, kësaj radhe publikohen ato të Carina Nebula e njohur si “shkëmbi kosmik”

Agjencia Hapësinore amerikane e njohur si NASA, po vazhdon me publikimin e imazheve të reja të shkrepura nga teleskopi më i avancuar që ndonjëherë të jetë prodhuar – James Webb.

Imazhi më i fundit – njëherit seti i pestë tregon qindra yje që dikur ishin plotësisht të padukshëm për ne, transmeton Telegrafi.

Carina Nebula ndryshe i njohur si “shkëmbi kosmik” ishte fotografuar edhe më herët nga teleskopit Hubble, por me këtë të riun dhe avancimin e teknologjisë, tani shihen më qartë yjet – fazat e shpejtë e formimit dhe lëvizjes.

Lexo po ashtu Publikohet seti i ri i imazheve të teleskopit James Webb, në to shihet shpërthimi i një ylli

Një ditë më parë ishte pikërisht presidenti amerikan Joe Biden, që paralajmëroi publikimin e imazhit të parë të James Webb, që deri më tani po ndihet live nga miliona njerëz nga e mbarë bota – përmes konferencës së transmetuar nga NASA në të gjitha platformat.

E imazhe tjera pritet të publikohen nga çasti në çast që sipas zyrtarëve të NASA-s, do të na tregojnë më shumë për universin dhe atë që deri më sot na është dukur e pabesueshme. /Telegrafi/

 

Exit mobile version