Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili gjithmonë është shquar si Diva e estradës.
Ajo ka kënduar që në moshë të vogël, dhe në rininë e saj kishte guxuar të eksperimentonte me veshjet ,stilin dhe performancat e saj.
Ajo është dalluar gjithmonë për flokët kaçurrela, por që në vitet 90′, Adelina kishte provuar edhe rastot dhe modelet e tjera.
Një kolazh i publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram, shfaq këngëtaren Ismaili në një kolazh fotografish, të cilat e shfaqin atë në disa modele të ndryshme flokësh.
Këto fotografi tregojnë se diva ka qenë gjithmonë “in” me modën, dhe ka qenë e kujdesshme për paraqitjet e saj.
Aktualisht, ajo është duke shijuar eksperiencën si një nga protagonistet e serialit “O Sa Mirë”. /Telegrafi/