Telegrafi

Imazhe të papara të pasojave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit (Foto)

Arkivistët kanë arritur që brenda një CD-je të gjejnë mbi 2,400 fotografi të papara të rrënojave të kullave binjake në New York, të cilat u shemben pas sulmeve terroriste që kishin ndodhur më 11 shtator të vitit 2001.

Ato me sa duket janë shkrepur nga një punëtor i paidentifikuar i ndërtimtarisë, që kishte ndihmuar të pastrohet zona ku ishin shembur kullat binjake, transmeton Telegrafi.

CD-ja nuk ishte edhe aq në gjendje të mirë, megjithatë kanë arritur t’i nxjerrin imazhet që ishin regjistruar brenda saj. E arkivistët ato i kanë publikuar në Flickr.

Albumet dixhitale përfshijnë imazhe të dy kullave të shembura, ku punëtorë të shumtë mundohen ta pastrojnë zonën që kishte vetëm çelik, beton dhe copëza tjera të forta.

Kujtojmë që afro tremijë persona kishin humbur jetën, kur aeroplanët e rrëmbyer nga terroristët goditën kullat binjake si dhe ndërtesën e Pentagonit dhe në një fushë të gjelbëruar në Pensilvani. /Telegrafi/