Site icon Telegrafi

Imazhe të festimeve të Krishtlindjeve, gazeta spanjolle përfshin edhe Kosovën

Skulptura të ndryshme, “Babadimrat në rrugët e Milanos, fëmijë që shikojnë dritat në Shtetet e Bashkuara si dhe shumëçka tjetër me rastin e Krishtlindjeve.

Gazeta e njohur spanjolle, El Pais ka bërë një përmbledhje me fotografitë më të mira që shënojnë festat e fundvitit, transmeton Telegrafi.

Në mesin e tyre është edhe një fotografi e shkrepur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, të cilën e ka përfshirë në koleksionin e saj një prej gazetave më të mëdha të Spanjës.

“Pjesëmarrësit u veshën si ‘Babadimra’ gjatë një ngjarje solidariteti në Prishtinë”, e përshkruan një fotografi gazeta teksa shihen fëmijët të veshur si “Babadimra” dhe duke buzëqeshur.

Kujtojmë se Spanja është në mesin e atyre shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por kombëtarja e këtij vendi në futboll do të ballafaqohet me përfaqësuesen tonë në kuadër të kualifikimeve të botërorit, Katar 2020.

Më poshtë janë disa fotografive që janë publikuar në versionin online të gazetës. /Telegrafi/

 

SHBA

 

Roma

 

Londra
Exit mobile version