Gjiganti gjerman BMW ka ambicie të mëdha për të ardhmen, gjë që mund të shihet në dizajnin e ri për konceptin Neue Klasse.
Shprehja e re e dizajnit nuk do të prekë vetëm veturat elektrike, por të gjithë gamën e BMW, transmeton Telegrafi.
Qoftë një veturë elektrike, hibride apo një me motor tradicional, të gjitha do të duken të ngjashme.
“Pamja futuriste që mund të shihni në fotografitë e publikuara më poshtë është e ardhmja e pashmangshme e BMW-së”, tha për Top Gear, Adrian van Hojdonk, shef i dizajnit në këtë kompani gjermane.
“Do të ketë dallime proporcionale sigurisht, por progresi i madh me automjetet elektrike do të bartet në të gjitha automjetet tona me këto teknologji dhe gjuhë dizajni”, shtoi Hojdonk.
Ai shtoi se “kjo nuk do të jetë e vështirë për klientët, sepse ata do të mund të zgjedhin veturën, dhe nga ana tjetër, të gjithë do të marrin vetura moderne”.
Siç mund të konkludohet, dizajni i ri do të mbështetet në elementë “Hi-Tech”, si një ekran me prekje që duket sikur vjen nga e ardhmja, pastaj kontrollet futuriste në timon dhe një qasje e orientuar nga mjedisi kur bëhet fjalë për materialet. /Telegrafi/