Pandemia e coronavirusit ka detyruar aviokompanitë nga e mbarë bota të zbresin në pista aeroplanët dhe t’i parkojnë nëpër hangarë – duke bërë kështu që dhjetëra mijëra punëtorë të humbin vendin e tyre të punës.
Coronavirusi i ka goditur më së shumti kompanitë me buxhet më të vogël si “Easy Jet”, “Jet2”, “Pegasus”, “Ryanair” dhe Vizz Air, transmeton Telegrafi.
Kompania më e madhe evropiane me buxhet të vogël “Ryanair”, në prill të këtij viti për shkak të pandemisë së coronavirusit ka shënuar rënie të numrit të pasagjerëve për 99%.
Europe’s largest low-cost carriers, 11 June 2019 vs 2020 at 1500 UTC.
2019: 704 flights
2020: 27 flightseasyJet
Jet2
Norwegian
Pegasus
Ryanair
Transavia
Vueling
Wizz Air pic.twitter.com/fPbmxtv9Hl— Flightradar24 (@flightradar24) June 11, 2020
E kjo situatë nuk ka ndryshuar edhe shumë prej atëherë, e për këtë më së miri tregon grafika e publikuar nga Flightradar24.com.
Në ditën e sotme të vitit të kaluar, në ora 15 mbi Evropë kanë fluturuar 704 aeroplanë, derisa sot kanë qarkulluar vetëm 27.
Active Airbus and Boeing aircraft, 1500 UTC 10 June 2019 vs 2020.
Airbus: 3,886 ➡️ 1,020
Boeing: 4,503 ➡️ 1,833 pic.twitter.com/s2kpR34P2v— Flightradar24 (@flightradar24) June 10, 2020
Ngjashëm ka qenë edhe në kontinentet tjera. Megjithatë, shumë kompani po vazhdojnë me punë – kurse trafiku ajror po i kthehet ngadalë normalitetit – e pasojat ekonomike pritet të jenë shumë të mëdha. /Telegrafi/