Agimi zbuloi shkallën e dëmeve në Gaza, pas sulmeve të ashpra ajrore izraelite.
Sulmet erdhën si hakmarrje për operacionin e Hamasit të së shtunës në Izrael, transmeton Telegrafi.
Ndërtesa të shumta u rrafshuan me tokë, mes tyre kulla e famshme Vatan, një rrokaqiell i madh banimi në zemër të Rripit të Gazës, dhe një xhami ishte në mesin e ndërtesave të shkatërruara.
Kujtojmë se pas sulmit të djeshëm nga Hamasi dhe vrasjes dhe rrëmbimit të ushtarëve dhe civilëve izraelitë, ushtria nisi operacionin “shpatat e hekurta”.
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se nuk është një operacion, por luftë e vërtetë dhe urdhëroi mobilizimin e rezervistëve. /Telegrafi/