Katër ushtarë janë vrarë dhe 58 janë plagosur në një sulm me dron që synonte një bazë ushtarake në veri të Izraelit, kanë thënë Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).
IDF shtoi se shtatë ushtarë ishin plagosur rëndë në sulmin në një bazë “në afërsi të Binyamina” – një qytet rreth 20 milje (33 km) në jug të Haifës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë janë publikuar imazhe që thuhet se tregojnë pasojat e sulmit.
Sulmi thuhet se goditi mensën e bazës ushtarake në darkë kur ajo ishte plot me njerëz.
A drone has wounded 67 and killed three at the Israeli Binyamin Military base. The drone struck a cafeteria while a meal was being served. pic.twitter.com/d849ZUs0bI
— James Porrazzo (@JamesPorrazzo) October 13, 2024
Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin, për të cilin tha se kishte në shënjestër një kamp trajnimi të Brigadës Golani të IDF-së në zonë, e cila është e vendosur midis Tel Avivit dhe Haifës.
Zyra e medias e grupit të armatosur tha se sulmi ishte në përgjigje të sulmeve izraelite në Libanin jugor dhe Bejrut të enjten.
Hezbollah drone attack targeting the Golani Brigade dining room wounds 67 near Binyamina, four in critical condition
Two drones were launched toward Israel, but one of the UAVs penetrated deep into Israel, crashing in the Binyamina area. No alarms were activated.
By Yonah… pic.twitter.com/gJc4InfNas
— SubX.News (@SubxNews) October 13, 2024
Grupi tha se kishte shënjestruar kampin në Izraelin verior duke përdorur një “tufë dronësh”.
Sulmi ishte një nga më të mëdhenjtë në një pozicion izraelit në më shumë se një vit.
#BREAKING A drone strike on an Israeli military base near Binyamina, south of occupied #Haifa, on Sunday resulted in at least 3 deaths and 67 injuries, with at least 9 in critical condition, according to Israeli media.#Hezbollah #Israel #Lebanon pic.twitter.com/AXLJJX3fIH
— 𝐉𝐨𝐮𝐫𝐧𝐚𝐥𝐢𝐬𝐭 (@HamdiCelikbas) October 13, 2024
Ndërkohë shërbimi izraelit i ambulancës tha më herët se 61 persona ishin plagosur në sulm – duke përfshirë tre në gjendje kritike.
Ai shtoi se 37 prej tyre ishin dërguar në tetë spitale rajonale, ose me ambulancë ose helikopter.
Binyamina ' da isabet alan yemekhaneden görüntüler pic.twitter.com/xvWBehGoLz
— Haber İsrael🎗️🇮🇱🎗️ (@ShemaNews) October 13, 2024
Disa media izraelite kanë raportuar se baza u godit nga një “dron i nivelit të ulët” i lëshuar nga Libani – një armë relativisht e pa sofistikuar që duket se nuk ka aktivizuar alarmet e paralajmërimit të hershëm. /Telegrafi/