Site icon Telegrafi

Imazhe që tregojnë një peshkaqen duke kërcyer nga uji pas sërfistit, në një plazh të Kalifornisë

Një fotograf ka kapur momentin e jashtëzakonshëm kur një peshkaqen i bardhë u hodh nga uji gjatë një gare surfing.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jordan Anast atë ditë kishte vendosur të priste, vetëm e vetëm që të arrinte të kapte një moment të tillë në plazhin San Onofre, Kaliforni.

Në një fotografi të mahnitshme, Anast kapi krijuesin vendas të dërrasave të sërfit, Tyler Warren, duke hipur mbi valët me një peshkaqen “që fluturonte pas tij”.

Në një seri fotosh që pothuajse duken joreale – peshkaqeni mund të shihet duke bërë një formë gjysmë hëne ndërsa kthehet në ujë.

Warren thuhet se i tha Anast më vonë se ai as nuk e dinte se peshkaqeni ishte shfaqur pas, e lëre më të ishte pjesë e momentit të rrallë. /Telegrafi/

Exit mobile version