Rep-artisti i njohur shqiptar, Mozzik, gjatë ditës së sotme feston ditëlindjen e tij të 24-të.
Për këtë ditë të veçantë, ai mori një sërë mesazhe nga fansat, familjarët, përfshirë edhe figura publike.
Një postim që mori vëmendjen e mijëra fansave është ai nga vëllai i tij, Getinjo, njëherësh reper shumë i suksesshëm.
Ai në një postim në rrjetin social Instagram ka publikuar imazhe nga fëmijëria, teksa i bashkëngjiti edhe një përshkrim.
“Urime ditëlindjen për njërin dhe të vetmin vëlla të vogël. Të dua Mozzik edhe shumë tjera me shëndet”, ka shkruar ai në përshkrim.
Dyshja pothuajse janë të pandashëm, teksa në paraqitjet e tyre televizive tregojnë respektin dhe dashurinë që kanë ndaj njëri-tjetrit. /Telegrafi/