Telegrafi

Imazhe lamtumirëse? Ylli i Realit nuk feston me skuadrën në zhveshtore, largohet para kohe (Video)

Të gjithë u befasuan me vendimin e Zinedine Zidanes i cili kishte vendosur të mos përfshijë James Rodriguezin në listën e lojtarëve për ndeshjen ndaj Juventusit.

Kjo është një tregues që kolumbiani do të largohet nga Los Blancos gjatë verës.

Lexo po ashtu James injoron Zidanen në festën pas përfundimit të ndeshjes (Video)

Ashtu siç është tregues edhe injorimi që lojtari ia bëri teknikut francez gjatë festës në fushë.

Por, nuk përfundon me kaq, James është larguar para kohe nga festa në zhveshtore, ku është futur i vetmuar në autobusin e Realit.

Për atë kanë shfaqur interesim shumë skuadra të madha evropiane, çmimi i tij rreth 50 milionë euro. /Telegrafi/