Kampionia olimpike e boksit, Imane Khelif, mori një pritje fantastike në vendlindjen e saj, Algjeri, pasi fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, mes shumë polemikave.
Medalistja e artë algjeriane në peshën e lehtë të boksit mbërriti në kryeqytetin e vendit të saj mbrëmë së bashku me medalistë të tjerë si gjimnastja Kaylija Nemour dhe atletin Djamel Sedjati.
Pritja u organizua nga ministri i Sportit, Abderrahmane Hammad, ndërsa deri në fund të javës medalistët algjerianë do të takohen edhe me presidentin Abdelmadjid Tebboune.
Khelif u bë një nga historitë kryesore të Lojërave Olimpike të Parisit pasi rivalja e saj Angela Carini u tërhoq në minutën e parë të luftës së tyre. E përlotur, italiania tha se nuk kishte marrë kurrë një goditje kaq të fortë.
Publiku “shpërtheu” pas kësaj, duke përfshirë shumë të famshëm, duke vënë në dyshim përshtatshmërinë e saj gjinore dhe duke pretenduar në mënyrë të rreme se ajo ishte mashkull për shkak të testosteroneve të tepërta.
🚨Première déclaration d’Imane Khelif sur le sol Algérien :
« Tout d’abord, je remercie Allah pour ces résultats. Nous sommes très contents d’être là avec Djamel et Kaylia en présence de nos familles. C’est une joie immense de vivre ça. »#ImaneKhelif pic.twitter.com/yMx1ZNBFPG
— Algérie Football Média 🇩🇿 (@DZFOOTBALLDZ) August 12, 2024
“Për tetë vjet kjo ishte ëndrra ime, dhe tani jam kampione olimpike dhe fitues i medaljes së artë. Të gjitha këto sulme i japin një shije të veçantë suksesit tim”, ka thënë Khelif para tifozëve të mbledhur.
Kujtojmë se boksierja algjeriane ka bërë një denoncim pranë autoriteteve të Parisit duke thënë se ishte viktimë e abuzimit online. /Telegrafi/