Imane Khelif sapo ka bërë histori duke u bërë boksierja e parë algjeriane që fiton një medalje dhe atë të artë ndaj Yang Liu të Kinës, e cila merr medaljen e argjendtë.
Tifozët e përkrahën fuqishëm boksieren e përfolur algjeriane në fushën Philippe-Chatrier, duke valëvitur flamujt algjerianë dhe duke brohoritur për kampionen e re olimpike.
Imane Khelif e fitoi raundin e parë ndaj Yang Liu, duke dominuar dhe goditur disa herë saktë kinezen.
Ishte e njëjta gjë edhe në raundin e dytë pasi një grusht i fortë nga algjeriania e shtyu Yang litarët në sekondat e hapjes.
Pas tre raundesh me vendim unanim, Imane Khelifi fitoi medaljen e artë dhe filloi festën. /Telegrafi/