Imami nga Drenasi, Osman Musliu, ka përdorur fjalë të ashpra teksa ka folur për kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Musliu ka fyer Lladrovcin, duke e quajtur atë budalla.
Musliu po ashtu ka kujtuar se si, sipas tij, e kishin përzënë Lladrovcin nga Tirana, gjatë kohës që ishte Ambasador atje.
Shkrimi i Musliut:
Paska reagua ja “MIZI” ja “IZI”
Sikur budallaku t’kishte qenë me tatim, atëherë Komuna e Drenasit me Kryetarin e saj do ishin tatimpaguesit më të mëdhenjë në këtë vend!
Sot Komuna e Drenasit paska shkruar një shkarravinë ndaj reagimit tim në lidhje me skandalin e djeshëm.
Reagimi im kishte të bënte me agjendën e vizitës se djeshme të z. Rainer Wieland në Drenas.
Në një vend ku pothuajse të gjithë qytetarët janë Shqiptarë Musliman,zyrtarët e komunës bëjnë një agjendë provokative duke vizituar bjeshkët e Llapushnikut dhe “Objektin e fesatit”në atë vend.
Ndërsa vizita në xhami neglizhohet qëllimisht. Jo pse jam merak të takohem e servilohem siq bëjnë këta tek zyrtarët politikë tek të huajt. “Kryetar”dhe ju pushtetarët e Drenasit, duhet ditur se Xhamia e Drenasit nuk është e Mulla Osmanit por e krejt qytetarëve të Drenasit.
Për këtë arsye nuk guxoni për inatin dhe xhelozinë që keni ndaj meje ti neglizhoni qytetarët e këtij vendi.
Ndërsa për kokën e këtyre udhëheqësve komunal e kam një porosi: nuk je kryetari i parë që i futesh inatit personal ndaj meje.
Mirëpo duhet pasur kujdes sepse përzënia nga Ambasada e Tiranës mund të të pasojë më atë nga Komuna e Drenasit.