Site icon Telegrafi

Imami i Egjiptit bën revolucionin: Poligamia është “e padrejtë për gratë dhe fëmijët”

Ahmed el Tayeb ka ngjallur polemika të shumta me një deklaratë të tij disa ditë më parë ku vinte në dukje se poligamia është lejuar më parë nga islami por sot përdorimi i saj është shtrembëruar.

Poligamia është kthyer në qendër të debatit publik në Egjipt. Imami i madh i Al Azhar, Ahmed el Tayeb, shfrytëzoi  disa ditë më parë shfaqjen e tij televizive të përjavshme për të censuruar një praktikë të lejuar nga Islami, por që përdorimi aktual  të cilës, sipas përgjegjësit  të institucionit  më prestigjioz sunni në botë, është keqinterpretuar dhe është  e “padrejtë ndaj grave dhe fëmijëve”.

“Ne duhet ta lexojmë ajetin e plotë. Kur thuhet ‘dy, tre dhe katër gra’ është vetëm një pjesë e vargut. Duke pasur shumë gra shtyp gratë dhe fëmijët e tyre”, tha El Tayeb.

“A është me të vërtetë një mysliman i lirë të martohet me një grua të dytë, një të tretë dhe një të katërt apo liria e tyre kufizohet nga kushtet dhe kufizimet?” pyeti kleriku shikuesit e tij.

Poligamia është një fenomen i ndaluar me ligj në vende të tilla si Tunizia ose Turqia, dhe e kufizuar në shumicën e vendeve, ku mbart me vete edhe refuzimin e përgjithshëm.

Në Marok ose Liban, gratë mund të futin kufizime në poligaminë në kontratat e tyre të martesës.

“Ata që thonë se martesa duhet të jenë poligame gabojnë,” tha  El Tayeb, teksa kujtoi se në rast të martesës me disa femra, burri “duhet t’u bindet kushteve të paanshmërisë”.

“Nëse nuk ka barazi, atëherë është e ndaluar të ketë disa gra”, argumentoi ai.

“Prioriteti më i rëndësishëm është mirëqenia e grave dhe adresimi i shqetësimeve të tyre, sepse përfaqëson gjysmën e shoqërisë dhe nëse shqetësimet e tyre nuk merren parasysh, do të ecim me një këmbë,” shtoi ai. /oranews/

Exit mobile version