Bashkëpunimi i artistes shqiptare, Bebe Rexha, me DJ-in e famshëm David Guetta, për këngën “I’m Good (Blue)” ishte një nga projektet muzikore më të sukseshme të vitit 2022.
Për shumë javë ata ishin të parët në top listat e këngëve më të dëgjuara të momentit në ShBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Ndërkohë, po e njëjta këngë e përfundoi vitin 2022 dhe e nisi vitin 2023 duke qenë e para në top-listën e këngëve më të dëgjuara të platformës më të madhe të muzikës në botë, Spotify.
Kjo është bërë e ditur nga vet këngëtarja me origjinë shqiptare, e cila publikoi në Twitter një fotografi të këngës “I’m Good (Blue)”, e renditur në vendin e parë në këngët globale të momentit nga Spotify.
Happy new year! @davidguetta pic.twitter.com/6qtaeqRzrJ
— Bebe Rexha (@BebeRexha) January 1, 2023
“Urime Vitin e Ri”, shkroi ajo, ndërsa publikoi statistikat e datës 31 dhjetor 2022.
Ndërkohë, faqja shumë e dnejkur e Pop Crave në Twitter, i dedikoi gjithashtu një status bashkëpunimit të Guettas dhe Rexhës, duke treguar që aktualisht është kënga numër një e momentit në Spotify.
“I’m Good (Blue)” by @DavidGuetta & @BebeRexha hits #1 on global Spotify with over 6.863 million streams. pic.twitter.com/zdQpNrL964
— Pop Crave (@PopCrave) January 1, 2023
“I’m Good (Blue)” nga David Guetta dhe Bebe Rexha godet e para në Global Spotify me 6.863 milionë dëgjime”, shkruan faqja.
Përndryshe, Guetta dhe Rexha kanë një vit shumë intensiv para vetes, pasi me këtë këngë ata janë nominuar për një nga çmimet në mbrëmjen më të madhe të muzikës, ‘Grammy Awards 2023’. /Telegrafi/