Këmbën larg gazit dhe përdori frenat – jemi duke shkuar përpjetë.
Kjo rrugë në bregun skocez i ka lënë ngasësit të habitur për shkak të një iluzioni optik të çuditshëm i cili bënë që shumica të mendojnë se po sfidojnë gravitetin, shkruan Mirror.
“Electric Brae” është quajtur kështu për shkak të një fenomeni të pazakontë i cili e jep pamjen e një pjerrtësie të lehtë, pavarësisht se shkon në trajektoren e kundërt, transmeton Telegrafi.
E gjendur në South Ayrshire në bregun perëndimor të Skocisë, shtrirja prej 400 metrave në A719 ka ndërtuar diçka si një status kulti në vitet e fundit, duke tërhequr shumë njerëz kureshtarë për iluzionin e saj unik.
Është një nga rrugët dhe pjerrësirat e shumta nga e gjithë bota të quajtura “kodra graviteti”, ku konfigurimi i tokës e jep pamjen e një pjerrësie të lartë kur në fakt është një pjerrësi e ultë.
Shumë shpjegime të çuditshme janë dhënë përgjatë viteve se pse Electric Brae është “mashtruese”, duke filluar nga fushat elektromagnetike duke u bazuar edhe te emri, ndikimi i mineraleve në tokë dhe madje edhe një mallkim i bërë nga shtrigat.
E njohur me emrin lokal “Croy Brae” rruga e mori nofkën nga besimet se rrymat po ndihmon që makinat dhe biçikletat të “ngritën” lartë. /Telegrafi/