Telegrafi

Iluzion optik, duket si një aeroplan duke fluturuar – doli të jetë shishe e plastikës (Video)

Një video që është duke qarkulluar në rrjetet sociale është bërë virale, për faktin se në të shfaqet një shishe e plastikës që në shikim të parë duket si dritare e aeroplanit që është duke fluturuar.

Videoja është filmuar në Turqi nga Kadriye Akalin, e cila bëri të pamundurën që përmes këndit të kamerës t’i mashtrojë të gjithë dhe të besojnë se aeroplani po fluturonte, dhe se dritarja po lëvizte brenda kabinës, transmeton Telegrafi.

Edhe pse shishja e plastikës ishte drejtuar lartë dhe shiheshin retë në qiell, krijohej përshtypja se vërtetë bëhet fjalë për një aeroplan, pasi në prapavijë dëgjohej edhe zhurma e një aeroplani kur është në ajër.

Akalin nga Izmiri i Turqisë, ka pranuar se kush e kishte inspiruar për të realizuar një video të tillë që i ka hutuar të gjithë ata që kanë pasur rastin ta shohin.

“Ideja me erdhi në kokë, pasi diçka të ngjashme kam parë më herët në internet dhe më është dukur shumë argëtuese”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/