Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Ilnisa Agolli, ka bërë disa ndryshime në dukje kohëve të fundit.
Nga flokët e bardha, në kafe e tani në një ngjyrë krejtësisht tjetër – madje e tillë nuk është shfaqur asnjëherë.
Gazetarja përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se këtë herë ka bërë flokët ngjyrë portokalli.
Një ngjyrë e guximshme, por në anën tjetër shihet se i shkon shumë ish-konkurrentes së BBVA.
E njëjta këtë periudhë ka qenë duke shijuar disa pushime të mira me partnerin e saj, Meriton Mjekiqin.
Ata u njohën në Big Brother dhe që aty janë bërë të pandashëm nga njëri-tjetri.
Të njëjtit po ashtu kanë premtuar edhe projekte të reja, por që nuk i kanë shpalosur akoma. /Telegrafi/