Bashkimi ka nisur të riorganizohet si klubi i basketbollit për edicionin e ardhshëm.
Prizrenasit kanë bërë të ditur se kanë arritur marrëveshje për angazhimin e trajnerit, Ilmen Bajra.
Ky i fundit, kujtojmë se më parë ka qenë ndihmëstrajner dhe në disa prej ndeshjeve ka qenë edhe si strateg i parë.
Në fakt, ai si ndihmës me portokallezinjtë ka fituar titullin e kampionit, kurse edicionin e shkuar ishte asistent i Damir Mullaomeroviqit te Prishtina, që fitoi të gjithë trofetë e mundshëm.
Theksojmë se gjatë karrierës ka fituar pesë trofe, përfshirë këtu edhe titullin e kampionit si trajner i ekipit të femrave të Bashkimit (2017/18).
Ndryshe, Bajra ka qenë përzgjedhës i ekipit U-18 të femrave të Kosovës, ku u paraqit në kampionatin evropian, divizioni B. /Telegrafi/