Telegrafi

Ilkay Gundogan pas zbarkimit në Barcelonë: Ëndërr e bërë realitet, me Xavin e mendojmë njëjtë futbollin

Ilkay Gundogan është gati të nisë punën me Barcelonën, ku sot është bashkuar me klubin, edhe pse ishte njoftuar nënshkrimi i tij me klubin, pasi ai u largua si lojtar i lirë nga Manchester City.

Duke folur për herë të parë si një lojtar i Barcelonës, Gundogan theksoi e ndjehet shumë i lumtur për këtë lëvizje, pasi realizohet një ëndërr fëmijërie.

“Është një ëndërr të jesh te Barcelona. Më kujtohet kur isha fëmijë dhe shihja Barçën e Rijkaard dhe Pep. Unë jam tifoz i Barcelonës, i kam ndjekur gjithmonë nga afër çdo sezon dhe jam shumë i lumtur dhe shumë krenar që jam pjesë e këtij ekipi”, ka thënë fillimisht Gundogan.

Turku-gjermani shprehu edhe pritshmëritë e tij për këtë sezon, të parin të tij me blaugranat.

“Unë pres një futboll të mirë. Mendoj se ka shumë potencial në ekip me lojtarë shumë të rinj  dhe mendoj se me përvojën time mund t’i ndihmoj ata të arrijnë nivelin e tyre të ardhshëm. Baza është aty, potenciali është aty, ndaj mbetet vetëm ta provoj këtë sezon, prandaj kam ardhur dhe për këtë do të bëj përpjekje”, nënvizoi Gundogan.

Lexo po ashtu Xavi angazhoi dy lojtarë për ta bindur Gundoganin për transferimin te Barcelona

Dhe në fund ai foli për mundësinë për të qenë nën urdhrat e Xavit, duke mos e fshehur që ka folur shumë me të para se të merrte dritën jeshile për të kaluar te Barça.

“Xavi? Epo, kjo do të thotë shumë për mua, është një mundësi e shkëlqyer për mua, të vazhdojë të rritet dhe të përmirësohet si lojtar. Kam folur me të disa herë para nënshkrimit dhe mendoj se e mendojmë futbollin në të njëjtën mënyrë, njësoj si kur ai ishte lojtar dhe unë siç jam tani. Mendoj se mënyra jonë e të menduarit dhe personazhet tona janë të ngjashme, kam pasur një lidhje të madhe me të”, përfundoi Gundogan. /Telegrafi/