Site icon Telegrafi

Iliri thotë se nuk ka vend për hatërmbetje me Sabianin, ndërsa tregon se ka refuzuar ftesën e Donaldit për të qenë në emisionin e tij

(Foto: Screenshot/Top Channel)

Balerini Ilir Shaqiri duket se nuk ka asnjë hatërmbetje me Sabianin, por përkundrazi. Në një intervistë në “Goca dhe gra” në Top Channel, fituesi i Big Brother VIP tha se i uron atij gjithmonë të mirat dhe se nuk e di ku i ka mbetur hatri mikut të tij.

“Jam i qetë. I uroj gjithë të mirat Sabit. Unë i them Sabit që jam sot gjithmonë këtu. Nuk di nëse i ka mbetur hatri Sabit. Mendoj se nuk ka vend për hatërmbetje”, është shprehur Iliri.

Sabiani, i cili e cilësonte Ilirin si ‘vëlla’ sa ishin brenda shtëpisë dhe e mbështeti deri në fitoren e tij, mungoi në dasmën e balerinit. Duket se marrëdhënia e tyre u kris pas daljes së Ilirit nga BB VIP, ku i ftuar në “Më lër të flas”, Sabiani tha se miku i tij e ka përdorur dhe kjo ishte arsyeja e krisjes së marrëdhënies së tij.

Lexo po ashtu Derisa miqtë e Ilirit nga BB VIP shpërndanë imazhe nga dasma, Sabiani shijoi pushimet me djalin e tij

Më tej, ai ka folur për konkurrentin më të madh brenda shtëpisë, Donald Veshaj, duke lënë të kuptohet se ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në emisionin e vëllezërve Veshaj, “Më lër të flas“.

“Nuk ka asgjë kundra Donaldit. Përveç një rasti që jemi dëgjuar për punë ftese nga ana e Donaldit , nuk kemi pasur asnjë komunikim tjetër. Ne kemi folur 136 ditë, dita e 137 do ishte e tepërt, aq më tepër në një program që quhet ‘Më lër të flas’, dhe që është e drejtë të flasë ai, kështu që është e kotë që të shkoj”, është shprehur balerini.

Exit mobile version