Site icon Telegrafi

Ilire Dauti: Grave do t’u ndalohet të emërohen Avokate e Popullit

Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti sot nga foltorja e Kuvendit sot ka akuzuar OBRM-PDUKM-në se nëpërmjet grave ka vendosur ta luftojë vetë qenien grua, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Dauti tha se ligji për Avokatin e Popullit ja pamundëson që në krye të saj të jetë një grua.

“Në ligjin për Avokatin e Popullit, ku në nenin 9 parashihet që të shkarkohet Avokati i Popullit në qoftë se me arsye është në pushim mbi gjashtë muaj për shkak të problemeve shëndetësore, ka për qëllim që asnjëherë ndonjë gruaje mos t’i shkoje ndërmend të konkuroje për këtë pozitë dhe mos jetë e zgjedhur, sepse pastaj nuk do mund as në pushimin e lindjes të shkojë”, tha Dauti.

Dauti paralajmëroi OBRM-PDUKM-në se ka hy në një fazë të rrezikshme të degradimit të gruas./Telegrafi/

 

Exit mobile version