Telegrafi

Ilir Tolaj i rrahur nga Don Arbasi, i afërm i Rita Orës (Foto/Video)

Të enjten bëri bujë në mediat kosovare lajmi për konfliktin fizik mes reperit e producentit, Don Arbas dhe mjekut, Ilir Tolaj.

Tolaj, i cili njihet për rolin e tij si sekretar i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, mbrëmë u bë temë e mediave pas konfliktit fizik në qendër të Prishtinës.

Gjithnjë sipas mediave, konlifkti ndodhi për arsye banale, për një mos marrëveshje komunikacioni, prej të cilës eskaloi debati dhe Ilir Tolaj u grushtua nga Don Arbas e miq të tij të cilët ishin të pranishëm.

Tolaj nuk reagoi pas këtij incidenti, teksa Don Arbas u arrestua e nuk u prononcua po ashtu, teksa këngëtarja e tij e motra, Arta Bajrami, mohoi një konflikt të mëparshëm të tyre.

Jasmina Tolaj, tezja e Rita Orës

Interesant është fakti se edhe Tolaj ka lidhje me shoubizin. Ai është i martuar prej vitesh me gjinekologen Jasmina Tolaj, e cila është teze e superyllit shqiptar, me famë botërore, Rita Ora.

Nuk dihet nëse Rita Ora ka marrë vesh për këtë incident që ka ndodhur, i cili bëri bujë në mediat kosovare, por jo ato ndërkombëtare.

Rita Ora vjen shpesh në Kosovë dhe sa herë që vjen takohet me tezet dhe të gjitha të afërmet e saj në vendin tonë. /Telegrafi/

p