Yje të shumtë të skenës shqiptare kanë shprehur ngushëllimet e tyre pas lajmit se ka ndërruar jetë Fadil Vokrri.
Legjenda e futbollit të Kosovës ndërroi jetë mëngjesin e të shtunës nga një infarkt në zemër, ndërsa personazhe të shumta i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për të shprehur pikëllimin e tyre.
Njëri prej tyre është edhe aktori Ilir Tafa, i cili ka qenë i angazhuar në projekte të ndryshme në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.
“Lamtumirë miku dhe bashkëpunëtori im Fadil. (Mbrëmë kur folëm në tel. më pyete si e kam Sarajevën, unë sot po të përgjigjëm edhe Sarajeva ka sot dhimbje për ty)”.
“Faleminderit për atë që i dhe Kosovës. Emri yt do të jetojë sa të jetë Kosova!”, shkruan në një postim në Facebook.
Gjatë karrierës si futbollist, Vokrri ka qenë i njohur në gjithë ish-Jugosllavinë si njëri prej futbollistëve më të mirë të Kohës së tij.
Ai ka bartur fanellat e klubeve, si Llapi (si ri), Prishtina, Partizani (Beogradit), Nimes (Francë), Fenerbahce (Turqi), Bourges 18 (Francë) e Montrlucon (Francë).
Ndërsa që nga viti 2008, ai ka qenë kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës. /Telegrafi/