Dukagjini ka bërë të ditur se Ilir Syla do t’i mbrojë sërish ngjyrat e tyre.
Mbrojtësi kishte qenë në vitin 2019 pjesë e tyre, ndërsa është rikthyer në klub.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Dukagjinit:
Ilir Syla rikthehet sërish për të mbrojtur ngjyrat bardhegjelbër.
Kemi kënaqësinë të njoftojmë për marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin, Ilir Syla.
Pas një gjysmësezoni të suksesshëm të kaluar te Suhareka, “Lika” kthehet sërish tek ne për të përforcuar mbrojtjen.
29-vjeçari, që më herët ishte pjesë e jona nga viti 2019, ka dëshmuar në vazhdimësi cilësitë e tij dhe sigurinë në fazën e mbrojtjes.
Mirë se u ktheve në shtëpinë tënde të dytë, Ilir. /Telegrafi/