Sabiani dhe Ilir Shaqiri kanë qenë dy nga ish-banorët më të afërt në Big Brother VIP.
Ata bënë komente e lavdërime të shumta për njëri-tjetrin, e madje Sabiani derisa ishte brenda ia dedikoi edhe një këngë.
Megjithatë, këngëtari i njohur mbrëmë (e premte) ka qenë pjesë e programit “Më lër të flas”, ku ka folur më shumë për eksperiencën në Big Brother e po ashtu edhe për njerëzit që e kanë zhgënjyer.
Në një moment, artisti tha se ka qenë i zhgënjyer nga të gjithë por që më së shumti nga ai kishte përfituar Shaqiri.
Kjo deklaratë bëri që të ketë një reagim edhe nga ana e balerinit të njohur, i cili krahas një fotografie ka shkruar: “E ka bërë për mua” – shprehje kjo që u bë virale gjatë spektaklit.
Iliri duhet theksuar se ka qenë fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP, gjersa fitoi 100 mijë euro.
Në mesin e finalistëve ishte edhe prezantuesi Donald Veshaj, Einxhel Shkira dhe modelja Beniada Nishani. /Telegrafi/