Është duke u transmetuar sonte (e martë) puntata e parë e post Big Brother VIP.
Të ftuar janë të gjithë banorët e Big Brother VIP, ndonëse mungojnë disa prej tyre.
Fituesi i këtij edicioni është shpallur balerini Ilir Shaqiri, ndërkohë që ka folur për eksperiencën që ka kaluar brenda shtëpisë përgjatë 136 ditëve.
Pas daljes nga BBV, Iliri thekson se kanë qenë ditë të qeta të cilat i ka kaluar me bashkëshorten e tij, Emanuelën.
“Kanë qenë ditë të qeta me Emanuelën. Për fat të keq vajza ka qenë me COVID. Fola me gocën. Nuk kam pasur mundësinë të dal shumë, thjesht në një farmaci. Isha me vëllanë tim, Sabianin, më pritën me daulle. Fituesin e kam marrë kur kam hyrë brenda. Në këto katër muaj e gjysmë kam qenë vetja, duke arritur në finale realizova atë që isha. Ëndrra e secilit ishte të dilte fitues. Rivalitetin me Donaldin, e kam parë e kam dashur që në fillim”, tha Shaqiri.
“Në natën finale Iliri dhe Donaldi ishin shumë në rregull me njëri-tjetrin, e shijuan shumë atë që ishte bota e surprizave. Unë mendoj që një artist jeton shumë për shpirtin e tij dhe për atë që mund t’i jap publikut. Si unë dhe Donaldi i kemi dhënë shumë publikut duke qenë thjesht dy njerëz që pritën një verdikt të fundit. Nuk kam çka të them tjetër, përveç se të shijoj ata katër muaj e gjysmë. Kanë qenë të bukura, të vuajtura. Një eksperiencë unike, që do t’ia uroja çdo artisti”, shtoi mes tjerash ai.
Për rivalitetin që kishte brenda shtëpisë me Donaldin, i njëjti ka theksuar se edhe jashtë nuk mund të jenë miq. /Telegrafi/