Big Brother VIP përfundoj të premten (18 shkurt), fitues i të cilit u shpall balerini Ilir Shaqiri.
Si fituesi BB VIP, Iliri u shpërblye me 100 mijë euro, gjysmën e të cilave ka thënë se do t’i dhurojë për fondacionin “Dritan Hoxha”.
Këtë e ka bërë vetë balerini gjatë një intervistë në emisionin “Open” në Top Channel, ku ai gjithashtu foli për rrugëtimin e tij në shtëpinë e famshme dhe emocionet e natës finale.
“E pata deklaruar në formularin më 2 tetor që 50% të çmimit do e çoja në bamirësi dhe pa e përcaktuar. Ky ishte mendimi im që më vlonte në kokë gjatë 4 muajve. Kur mësova për fondacionin e Dritan Hoxhës, mendova se nuk do të kishte gjë më të bukur se të çoja për bursa studimi falas”, ka thënë ndër tjera Shaqiri.
Ndërkohë, mbrëmë janë bërë bashkë ish-banorët e Big Brother VIP dhe kanë festuar suksesin e spektaklit që fitojë një shikueshmëri të madhe.
Madje në videot dhe foto e publikuara nga pjesëmarrësit në këtë festë, u pa që ata kanë lënë anash të gjitha hatërmbetjet me njëri-tjetrin, përfshirë Donaldin dhe Iliri që gjatë qëndrimit në shtëpi kishin debate të vazhdueshme. /Telegrafi/