Balerini i njohur nga Shqipëria, Ilir Shaqiri, është shpallur fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP.
Ai ka folur për herë të parë pas fitores për rivalitetin e tij me aktorin nga Vlora, Donald Veshaj.
“Unë e kam perceptuar veten time si lojtar i vetvetes, këtë e kam thënë disa herë. Nëse karakteri im do të merret si loja ime, atëherë kjo është loja ime”, u shpreh ai.
“Sigurisht që strategjitë kanë qenë në zgjedhjen e njerëzve, me Donaldin kemi pasur kontraste të forta, kemi edhe mosha të ndryshme, ai mund të ishte në moshën e djalit tim. Kam një karrierë mbi shpatulla, Donaldi ka gjithë jetën përpara. Kjo ka bërë që ne të kemi pikëpamje të ndryshme për shumë gjëra”, vazhdoi më tej Shaqiri.
“Kjo ka sjellë dhe kontrastet”, tha Shaqiri në emisionin “Open”.
Veshaj në anën tjetër duket se pas humbjes ka pasur një hatërmbetje me produksionin e Top Channel.
Ai largoi nga lista e ndjekësve producentet Sara dhe Lori Hoxha e po ashtu edhe moderatoren e programit, Arbana Osmanin. /Telegrafi/