Telegrafi po vazhdon t’i shpërblejë “Ekspertët”, që po parashikojnë ndeshjet e futbollit nga ligat më të ndryshme, duke fituar edhe shpërblime.
Tashmë lexuesit e mediumit më të madh në vend janë mishëruar me lojën shpërblyese, me parashikimin e rezultateve nga gara më e madhe evropiane e klubeve Liga e Kampionëve, për të vazhduar me BKT Superliga e Kosovës, Liga Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.
Në javën e dhjetë të lojës që po e organizon mediumi ynë, Ilir Shaqiri është treguar më i suksesshmi duke mbledhur 40 pikë dhe kështu ka fituar kufje “ACME, Wireless, BH317 Black”.
Shaqiri me këtë rast është edhe pjesë e garës për një nga çmimet e mëdha: Skuter elektrik, iPhone 13 Pro Max dhe Trotinet Elektrik.
Kujtojmë se ligat që i mbulon loja ‘Eksperti’ janë në pushim dhe rikthehen në fundjavën e parë të muajit shkurt, me çka rikthehet edhe loja më e madhe në vend për javën e 11-të. /Telegrafi/