Site icon Telegrafi

Ilir Shaqiri ende në top formë, luan futboll me nipin në kohën e lirë (Foto)

Këngëtari i njohur Ilir Shaqiri numëron dekada në skenën muzikore.

Ndonëse është 56 vjeç, ai vazhdon të merret me muzikë, ndërsa është i kompletuar edhe në jetën private.

Familja e tij muaj më parë u shtua edhe me një nip, kjo pasi djali i tij Korab Shaqiri bashkë me gruan e tij u bën prindër për herë të parë të një djali, të cilin e pagëzuan me emrin Alte.

Lexo po ashtu Korab Shaqiri bëhet baba për herë të parë (Foto)
“]

Përndryshe, Ilir është edhe gjyshi i disa nipërve dhe mbesave të tjerë, fëmijëve të djemve të tij më të mëdhenj.

Ai duket se është shumë i dhënë pas tyre dhe nuk refuzon për asgjë në botë lojën me ta. Në një fotografi të publikuar së fundmi nga Korab Shaqiri në InstaStory, Iliri shfaqet teksa luan futboll me një prej nipërve.

Edhe pse i ka kaluar të 50-tat, këngëtari Shaqiri duket se e mban mirë veten, përderisa është mjaft vital dhe i përmbushur në jetë. /Telegrafi/

Ilir Shaqiri luan me nipin. Foto nga InstaStory (Korab Shaqiri)
Exit mobile version