Seriali “O Sa Mirë” vazhdon të jetë një prej më të ndjekurve për momentin në ekranet shqiptare, ku së fundi është shfaqur edhe episodi i 157.
Shikuesve të këtij seriali, vazhdimisht iu bien në sy dy prej personazheve që gjithmonë kanë rrëmbyer vëmendje, e ato janë aktoret Adriana Matoshi dhe Arta Nitaj.
Por, tashmë serialit i është bashkuar edhe aktori i njohur shqiptar, Ilir Prapashtica.
Ky i fundit ka qenë aktor i një numri të madh të projekteve të ndryshme filmike, ku famë bëri në serialin e njohur “Familja Moderne”.
Ai luan rolin e pastruesit të objektit shkollor, por nuk mungon që me elegancë të sjell humorin e tij.
Këto dhe shumë skena të tjera humori mund t’i ndiqni në videon e mëposhtme të serialit “O Sa Mirë”. /Telegrafi/