Site icon Telegrafi

Ilir Meta: Tiranës i intereson një Maqedoni stabile

Krytari i parlamentit të Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se Tirana zyrtare është e interesuar për një Maqedoni stabile, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këtë deklaratë Ilir Meta e ka thënë në takimin e tij me biznismenë nga Maqedonia, të cilët morën pjesë në takime biznesi me biznismenë nga Shqëria dhe Kosova.

Meta mendon se vendi do të stabilizohet pas zgjedhjeve të parakohshme të 5 qershorit, që për Maqedoninë është mjaft me rëndësi, por edhe për tërë rajonin, duke shtuar se Maqedonia dhe Shqipëria duhet të kenë bashkëpunim më të madh ekonomik pasi që është në interes të dy vendeve. Meta shton se ekonomitë e të dy vendeve plotësojnë njëra tjetrën, pra nuk janë konkurentë të njëra-tjetrës./Telegrafi/

Exit mobile version