Site icon Telegrafi

Ilir Meta reagon pas arrestimit me urdhër të SPAK-ut

Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas arrestimit të tij.

Ai tha se ndihet “krenar” që është rrëmbyer në mënyrë të dhunshme nga ato që ai i quajti “antishqiptarë” dhe “shqipfolës”.

Sipas Metës, arrestimi i tij lidhet vetëm me patriotizmin dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehu mirënjohje të thellë ndaj anëtarëve të partisë së tij për mbështetjen e vazhdueshme.

Ai gjithashtu theksoi se armiqtë e kombit dhe demokracisë do të përballen me zhgënjim.

“Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Rrëmbimi im në mënyrë banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga e vërteta,” shkroi Meta.

Ai përfundoi duke thënë se ndihet më i fortë se kurrë pas arrestimit dhe është i sigurt në pafajësinë e tij të plotë./Telegrafi/

Exit mobile version