Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, do të qëndrojë për vizitë dy ditore në Maqedoni, ku është pritur nga homologu i tij, Gjorge Ivanov, me nderime ushtarake dhe intonimin e himneve të dy vendeve.
Ivanov dhe Meta do të kenë takim kokë më kokë në vilën e presidentit Ivanov “Vila Vodno”, ku edhe është paraparë mbledhje plenare mes delegacioneve të dy vendeve.
Presidenti i Shqipërisë do të ketë takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi./Telegrafi/