Site icon Telegrafi

Ilir Meta, kreu i ri i Shqipërisë: Presidenti pa Zonjën e Parë

Ilir Meta është betuar si president i Republikës së Shqipërisë, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.

Në fjalimin e tij të parë si kryetar shteti, Meta u shpreh se zotohet si garant i zbatimit të reformës në drejtësi dhe avancimin e reformave kushtetuese.

Lexo po ashtu Detajet e inaugurimit të presidentit të ri të Shqipërisë: Meta nesër shoqërohet nga vajza, jo nga gruaja që s’dëshiron të jetë Zonja e Parë! (Video)

“Do respektoj paanshmërinë e shtetit të së drejtës si dhe do të ndihmoj në avancimin e reformave kushtetuese. Angazhohem si kryetar shteti për zbatimin e reformës në drejtësi”, ka thënë ai.

“Në 28 prill vendosa të kandidojë më shumë se mendje sesa me zemër se opozita nuk ishte këtu, por sot betimin e kam bërë me zemër, sepse dhashë një konmtribut për tejkalimin e një krize të cilën e ardhmja dhe vendi nuk e meritonin. Do të udhëhiqem nga dashuria për Shqipërinë dhe shqiptarët, duke lënë pas çdo debat në Kuvend apo përkatësisë që kam pasur për t’iu përgjigjur detyrës së Presidentit. Vetëm demokracia mund të më jepte mundësinë të isha kryeministër, kryetar i Kuvendit dhe tashmë president. Ju garantoj se për Presidentin e ri Shqipëria dhe demokracia do të jenë të parët”, u shpreh Meta.

Në orën 19:25, do të jetë Bujar Nishani ai që do të presë Metën në hyrje të Presidencës, e më pas të dy do të zhvillojnë një takim të shkurtër në zyrën e presidentit të Republikës. Pas këtij momenti, Ilir Metës, i cili do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij dhe jo bashkëshortja Monika Kryemadhi, do t’i dorëzohet Kushtetuta e Shqipërisë, nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese.

Ekzekutimi i Himnit Kombëtar, do të shoqërohet me 21 të shtëna topi që do të pasohen nga parakalimi i forcave të Gardës së Republikës. Edhe në Presidencë, Ilir Meta, do t’i drejtohet me një fjalë të gjithë të ftuarve. E në fund, në mënyrë simbolike ai do të përcjell presidentin në largim Bujar Nishani.

Gruaja e Metës, Monika Kryemadhi, që synon kreun e LSI-së, partisë së themeluar nga Meta, është deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Ajo ka refuzuar postin e Zonjës së Parë, meqë sipas saj në Kushtetutë nuk njihet kjo. Por, nga ambicia politike ajo e ka keqinterpretuar këtë detyrë. /Telegrafi/

Exit mobile version