Telegrafi

Ilir Latifi flet pas humbjes: Luftë e vështirë ndaj një kundërshtari të fortë, por do të kthehem

Ilir Latifi ka humbur në përballje me turkun Volkan Ozdemir, në ndeshjen e vlefshme të kategorisë me të ulët të peshave të rënda.

Volkan ishte në formë të jashtëzakonshme pasi e dominoi Latifit nga fillimi deri në nokautim.

Luftëtari i arteve parciale, ka shkruar pas humbjes në rrjetet sociale, duke e uruar turkun për fitoren.

“Ishte një luftë e vështirë kundër një kundërshtari shumë të ashpër. Volkan i dha të gjitha në këtë luftë, dhe bëri shkëlqyeshëm.

“Ia uroj të gjitha më të mirat në të ardhmen”.

Lexo po ashtu Pasi e nokautoi, Volkan flet dhe tregon respekt për Ilir Latifin

Ai i ka falënderuar të tjerat për besimin, ndërsa ka premtuar që do të kthehet edhe më i fortë.

“Faleminderit të gjithë njerëzve që më mbështetën. Do të kthehemi së shpejti”, ka shkruar Latifi. /Telegrafi/