Njëri nga themeluesit e partisë Alternativa, Ilir Deda, përkrah një koalicion mes Vetëvendosjes dhe koalicionit parazgjedhor LDK-AKR-Alternativa.
“Pas certifikimit të rezultateve pres që Lëvizja Vetëvendosje të iniciojë takimin me koalicionin tonë që të bisedojmë për krijimin e qeverisë së re”, ka thënë Deda për lajmi.net.
Ai ka përjashtuar mundësinë që nëse LDK-AKR nuk i bashkohet koalicionit me Vetëvendosjen, nga koalicioni të dalë Alternativa.
“Ne me LDK-në kemi të harmonizuara gjitha qëndrimet dhe jemi në unitet të plotë për të gjitha veprimet e ardhshme politike. Nuk shoh asnjë arsye që koalicioni të prishet”, është shprehur Deda.