Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka folur pas fitores ndaj Ulpianës, teksa ka treguar se i dinin vështirësitë dhe se si lider ekipet kanë presion.
Ballkani ka fituar me rezultat bindës 3-0 në shtëpi ndaj Ulpianës në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në BKT Superligën e Kosovës.
Kjo fitore ka bërë që therandasit të mbajnë primatin në kampionat, por Daja ka treguar se ekipi kishte presion dhe pati vështirësi deri tek goli i parë.
“E dinim që do ta kishim të vështirë t’i gjenim hapësira Ulpianës”, ka thënë fillimisht Daja pas ndeshjes.
“Skuadra duroi deri tek shënimi i golit. Më pas erdhi goli i dytë dhe më pas ishim edhe më të qetë. Pa folur për pjesën e dytë kur kundërshtari ishte me një lojtar më pak”.
“Normalisht kur je në pozitat e para ka edhe presion, por ndeshjet do t’i marrim një nga një dhe jam i kënaqur me angazhimin e futbollistëve të mi”, përfundoi trajneri i Ballkanit. /Telegrafi/