Site icon Telegrafi

Ilir Daja i kënaqur me fitoren e Ballkanit në derbin me Gjilanin

Ballkani ka fituar 2-0 në derbin me Gjilanin në kuadër të javës së nëntë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, trajneri Ilir Daja është shprehur mjaft i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij në këtë takim mjaft të vështirë.

“Jemi të kënaqur me të gjitha sepse kishim ndeshje delikate, me një ekip që ka bërë goxha mirë në fazën e parë”, ka thënë ai fillimisht për ArtSport pas ndeshjes.

“Kishim raste. Edhe ata kishin raste dhe për këtë e quaj ndeshje delikate. Kur fitorja vjen ndaj një ekipi të fortë, fitorja është më e mirë”.

“Të jemi të sinqertë, nesër do të fillojmë të përgatitemi për ndeshjen në Turqi. Kemi mungesën e Astrit Thaqit që u ndëshkua me të kuq ndaj Slavia Pragës”.

“Kemi edhe Kuqin që deri të enjten e ka të vështirë të rikuperohet. Do të thosha që duhet të instalojmë një mënyrë të lojës që të paraqitemi sa më mirë për udhëtimin e vështirë në Turqi”, theksoi më tej Daja. /Telegrafi/

Exit mobile version